Menu

Alb Drilling

Inward, Forward

Objekti i Veprimtarisë

Germime, shpime per ekstraktim guresh, rerash dhe dherave, nxjerja e naftes bruto, gazit natyror, reres dhe shistit bituminoz. Veprimtari ne fushen e industrise se naftes, gazit e ujit si dhe ne ate minerare qe lidhen me: studime, projektime, kerkime, zbulime e konturime, nxjerrje dhe zhvillime, sherbime e supervizime.

Import-Eksport

Eksporte, importe dhe prodhimin e makinerive e paisjeve, transportin, grumbullimin, pergatitjen dhe tregtimin. prodhimin e nenprodukteve dhe tregtimin e tyre me shumice.

Studime

Studime, projektime, zbatime e supervizime ne fushen e mjedisit.

Tregëti

Negocime, supervizime, sherbime e ekspertize ne fushen e kontratave hidrokarbure dhe minerare.Çdo veprimtari tjeter tregtare te lejuar nga ligji.

Transport

Transport mbetjesh qe kane produkte nafte. Transport uje teknologjik me nafte nga separatoret uje/nafte. Transport balte dhe mbetje te tjera nga shpimet per nafte hidrokarbure si prsh (argjile dhe shllam).

Projektet Tona

Albdrilling e filloj aktivitetin me projektimin e puseve horizontal ,shpimin ,orientimin me pajisjet e devijimit,procesin e cimentimit ,venien e puseve ne shfrytezim me specialistet e vet ne vendburimin e Visokes ne bashkepunim me kompanine Transoil Group sot TERRA-OIL.U shpuan dhe u vune ne shfrytezim puset Tog 19,Tog 20,Tog 21 dhe Tog 22.
Injektimi i ujit shtresor në

vendburimin Visokë

Albdrilling

Pervec shpimit te puseve realizoi me sukses transportin dhe injektimin e ujit shtresor ne vendburimin Visoke me volum ditor 2500m³/dite te vendburimit Patos-Marinez.Kjo u arrit ne saje te punes studimore per realizimin e injektimit duke mos patur ndikim negative ne prodhimin e naftes nga vendburimi I Visokes.

Bankers

Marinëz e Kocovë

Albdrilling

Ne vitin 2018 aktiviteti I kompanise u zgjerua ne bashkepunim me kompanine Bankers Petroleum LTD duke punuar me Sondat e Servisit ne vendburimin Marinez e Kocove duke kryer gjithe operacionet e kerkuara si: kembim pompe ,peshkim te tubove dhe purtekave,larje e tapave te reres,kompletim pusi,konvertim ne puse injektimi me polimere,venie e puseve te reja ne shfrytezim me pajisje,frezim I tapave te cimentos ne puset vertikal te meparshem dhe pergatitja e tyre per shfrytezim apo injektim,vendosja e pakerave per abandonim. Aktivitet ka patur me shpimin e puseve te rinj horizontal me Sonden 560.Punimet ne nje pus kane zgjatur mesatarisht 12 dite (H 2000-2500m). Vemendje te shtuar ka patur eleminimi I ndotjeve ne mjedis dhe Siguria ne pune.Si rezultat nuk kemi patur asnje aksident. Pajisjet dhe makinerite inspektohen ne menyre periodike sipas standartit API.

Delvina

Gas Company

Albdrilling

Albdrilling ka patur nje bashkepunim te suksesshem me kompanine Delvina Gas Company Ltd,Dega Shqiperi,ku kreu me sukses punimet ne pusin Del.12 me Autosonden e servisit 65(100 Ton)per pergatiten e pusit dhe per te vazhduar me tej punimet Sonda e Shpimit si dhe punimeve remonti ne pusin Del.10. Ne korrik te vitit 2021 filloi punimet Sonda e Shpimit ZJ-40 jo mobile ku u kryen me sukses te gjitha punimet e programuara.Ne shtator 2023 Albdrilling realizoi nje bashkepunim te suksesshem me Qinglong Petroleum Technology and Engineering Company LLP per shpimin e puseve te avullit ne vendburimin Patos-Marinez.Per kete u kryen sherbimet e makinerive dhe pajisjeve te Autosondes 560 si dhe u kryen inspektimet sipas standartit API.Puna filloi ne fund te Muajit Nentor 2023 duke kryer me sukses shpimin e 13 puseve dhe 1 rishpim pusi.

Albdrilling

Qinglong Petroleum Technology

Albdrilling

Kompania Albdrilling ka nje flote te konsiderueshme pune te perbere nga 10 Autosonda servisi me kapacitet 63 Ton, 1 Sonde teke dhe 100 Toneshe Double Rig,Sondat e tjera 75 Toneshe. Posedon 10 Pompa Triplex 3000 Psi,10 Rig Tank me volum 20 m³,2 Power Swivel ,1 Akumulator dhe gjithe pajisjet ngritese si elevator tubash dhe purtekash, tubing swivel ,elevator me kunj te diametrave te ndryshem. Zoteron 5 Sonda Shpimi ZJ-40 si dhe ZJ-40 mobile 560.(250 Ton),2 Sonda 136 Toneshe Rig 504,Rig 506 dhe Sonden 510. Albdrilling ka bere gjithashtu remontin e pajisjeve dhe makinerive me specialistet e vet si rasti I Sondes se Shpimit ZJ-40,si dhe remontin e gjithe motorrave diesel te makinerive.